Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duke folur për situatën e rendit në vend ka bërë publike një ngjarje të ndodhur në Llakatund të Vlorës.
Kryemadhi tha se është gjetur një person me kokë të prerë dhe policia e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen.
“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja”, tha Kryemadhi në emisionin ‘Open’.