Sadetin Sula, i cili është dënuar me burg përjetë për urdhërimin e vrasjes së gruas së tij, ka thyer heshtjen ndërsa mohon krimin.
Në një lidhje telefonike live nga burgu 313 për emisionin “Me zemër të hapur’ në ‘News24’ biznesmeni nga Shkodra tha se nuk fshihej pas vrasjes së gruas, Suelës, të cilën e cilësoi thesar dhe frymëzim.
Teksa drejtoi gishtin e akuzës nga familjarët e gruas së tij, ai tha se pasi e dënuan padrejtësisht, shteti i mori edhe fëmijët.
39-vjeçarja Suela Sula u gjend e pajete ne 18 prill 2016 në ambientin e tualetit te mobilerise në Shkodër qe ajo kishte se bashku me bashkeshortin e saj.
Kush është e vërteta?
Faleminderit për emisionit. Dua që të sensibilizojë popullin shqiptar. Vinë në biznes dhe vrasin gruan time. Fëmijët e mi se di ku ndodhin. Mua më mbajnë në paraburgim dhe më japin burgim të përjetshëm. Kjo që më ndodhi mua mund t’i ndodh çdokujt si popull i thjesht.
Si e keni mësuar ju ngjarjen. Ishit i pari që e gjetët të pajetë grua. Siç ishin marrëdhëniet?
Marrëdhëniet kanë qenë jo të mira, por shumë të mira. Të mrekullueshëm. Kemi pasur një marrëdhënie të mirë në çdo aspekt. Këtë e tregon dhe biznesi unë. Suela ka qenë thesari im. Më ka lënë tre fëmijë. Më nxiste.
Fëmijët u morën në pyetje dhe thanë se kishit probleme.
Fëmijët që në momentin e tragjedisë i kanë manipuluar. Kanën folur ça kanë dashur njerëzit e nuses time. Si kanë lënë që të flasin me mua në asnjë moment.
Kush i ka në kujdestari?
I ka kunata. Nuk e di se ku janë. Ku janë, apo nëse jetojnë. Po bëj 1 vit. Unë nuk di gjë se ku janë. Mi ka marrë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më vranë nusen, fëmijët mi mori shteti.
Kush e vrau?
Ta dija kush e ka vrarë, sdo isha në burg.
Ça lidhje ke pasur me ekzekutorin?
Ekzekutorin se di nëse është ai apo nuk është. Kur kanë manipuluar me mua, mund ta kenë bërë edhe me të.
Mendoni se mund të ketë edhe një tjetër ekzekutor?
Se di ça ka zbardhur organi hetimit.
Viktima është përleshur me personin që ju pretendohet se keni bashkëpunuar. Ka disa përgjime…
S’kam bashkëpunuar me asnjë. Asnjë nga autopërgjim nuk është i vërtetë. Se di nga i kanë nxjerr. Nga i kanë marrë.
Si ishte marrëdheia juaj me njerëzit e gruas?
Shumë të mira. Kemi qenë një natë më parë në darkë me kunatat dhe baxhakanët. Me pas një marrëdhënie të keqe, s’do kishim pasur darka. Ata kanë bërë supozime.