Vendoset masa për 6 policët e arrestuar në Kakavijë

Saturday, 22 September 2018 13:18

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka dhënë masat e sigurisë për punonjësit e policisë kufitare të Kakavijës të ndaluar dy ditë më parë.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Prokuror i çështjes ishte Zhuljan Cacka. 

Për 6 policët trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Pëllumb Vehbiu vendosi arrest shtëpie.

Ndërsa për dy shoferë, të cilët ishin përfshirë në këtë skemë korruptive, u vendos që të qëndrojnë në qeli. 

Punonjësit e policisë dyshohet se në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë patur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’.

Login to post comments