Policia ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen për korrupsion. Sipas të dhënave të para mësohet se të arrestuarit janë shtetasit me inicialet A.T dhe A.H, të cilët punonin në qendrën e kontrollit teknik të automjeteve.
Pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, ku ka rezultuar se këta dy shtetas merrnin lekë për kalimin e automjeteve në kolaudim, është bërë i mundur arrestimi i tyre.