Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, i ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, ka thënë se 2 vrasjet e dokumentuara nga policia për grupin e Bajrajve janë për dy ngjarje të viteve 2000, konkretisht për Arben Tuzin dhe Fabiola Bajrin.
Pjesë nga intervista:
Operacioni në Tiranë, Shkodër, Roterdam dhe Bruksel, çfarë ndodhi dje?
Operacion ndërkombëtar, hetim i kryer nga prokuroria por edhe autoritetet belge dhe holandeze. U asistua policia nga autoritetet belge dhe gjermane. Kemi një aksion që dje ka patur veprime konkrete në disa zona të Shkodrës, Tiranë, Roterdam dhe Bruksel. Nuk dihet ende kush janë të shoqëruar, e kush të arrestuar. Dje u arrestuan 7 persona, më 6 shtator u arrestuan 4 persona pas vrasjeve në Shkodër, që kulmuan me vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku. Në pamje të parë kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Nga renditja që ka bërë policia e Shtetit personave të arrestuar, emri i parë dhe më i rëndësishëm është Behar Bajri. Behar Bajri deri para disa ditësh ka qenë në Shkodër, se di pse u arrestua jashtë vendit. Të gjithë ndalimet janë bërë me vendim të Gjykatës për Krimet e Rënda. Ndoshta më 6 shtator s’kanë qenë gati këto urdhër-arreste. Behar Bajri, Ilir Rustemi është vëllai i Safet Rustemit. Pas 3 seancave shumë të zjarrta në seancat belge, Safet Rustemi u kthye në Shqipëri nga një gabim i gjykatave belge, që e kishte depërtuar nga vendi. Ndërkohë pjesa tjetër e të ndaluarve, Astmer Bilali është në arrest shtëpie. Ndërkohë 3 të tjerët, Ilir Rustemi, Erogen Brajoviç nuk figuron në listë dhe Emrah Plaku, janë nën masë sigurie arrest me burg 30 ditë. Nuk e di nëse me masat e reja janë përfshirë edhe këta.
Si u arrestuan anëtarët e grupit të Bajrajve?
Janë përdorur metoda speciale, përgjim, dronë, janë përgjuar telefonat. Edhe operacioni i datës 5 që pamjet e para që dolën nga operacioni i RENEA-s, dolën nga një lokal në lagjen Dobraç në Shkodër, ku jeton familja Bajri. Policia u kujdes që pamjet të dilnin aty. Gjatë aksionit të djeshëm, ndërhyrja në Tiranë është bërë në një zonë pranë Xhamllikut, në një bilardo. Aty janë ndaluar Safet Rustemi dhe 2 të tjerë, pjesa tjetër është bërë në Shkodër. Në Shkodër janë arrestuar Ismet Idrizi, dhe të tjerët. Mënyra si do të vijojnë hetimet është e rëndësishme. Ai që cilësohet si drejtuesi kryesor i grupit nuk është Safet Bajri. Unë kam dosjen hetimore të prokurorisë belge dhe personi tjetër është Enver Bajri, që është kryesori dhe nuk është ndaluar. Po të shohësh vendimet e policisë dhe prokurorisë, nuk i ka bërë RENEA aksionet. Janë disa detaje që do të dalin, në informacionin që kam unë, edhe skuadra operacionale janë identike. Dallimi është që kemi të bëjmë me një skuadër civile që nuk identifikohet. Skuadra operacionale ndërhyn kur nuk duhet rënë në sy, kjo skuadër grumbullon informacion dhe gjurmon, në dallim nga RENEA.
Sa kohë kishte që lëvizte Safet Bajri në Tiranë?
Një pjesë e këtyre personave që pas datës 6 shtator kanë lëvizur nga qyteti i Shkodrës. Sigurisht, në intervistën që unë i mora, ai tha se priste që të vinte dosja nga autoritetet belge. Në Lushnje dhe Elbasan, janë arrestuar disa persona. Në akuzat që janë bërë janë një mori akuzash.
Këtu të ndalemi, ka një sërë akuzash nga vrasja tek trukimi i ndeshjeve. Janë akuzat e autoriteteve shqiptare këto?
Po, sepse autoritetet shqiptare nuk kanë marrëveshje ekstradimi. Se di si do të funksionojnë për Behar Bajrin. Të dyja prokuroritë që kanë hetuar do të shkëmbejnë informacion mes tyre. numri i madh i akuzave, të kemi parasysh se jemi në momentin e ndalimit, më vonë mund të bien ose mund të shtohen. Çdo njeri që kapet me armë, ka një akuzë të tillë. Në 5 shtator, RENEA sekuestroi 4 automjete të blinduara, 4 në Kiras e 2 në Dobraç. Për mënyrën si ata funksionojnë, kjo është normale. Dhe Safet Bajri është kapur me armë. Hetimet janë bërë nga prokurori Blerim Tominaj, një prokuror i vjetër. Më ranë në sy dy çështje: Vrasje të ndodhura në Shkodër, 7 shkurt 2001 dhe 20 qershor 2002. Kam hyrë në arkiv
Ngjarja e vitit 2001 bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2001 në Tiranë ku u vra Arben Tuzi në Vasil Shanto, hetimet për këtë ngjarje janë zhvilluar më vonë. Pas 17 vitesh është rihapur kjo dosje, në atë kohë Behar Bajri ka qenë 20 vjeç. Edhe Ilir Bajri ka qenë shumë i ri.
Më 20 qershor 2002 është vrarë Fabiola Bajri, 16 vjeç. Në fakt, ka patur një hetim. Ajo ka qenë gruaja e Behar Bajrit, në atë kohë është dalë në përfundim se ka qenë vetëvrasje. Nuk dihet se cila ka qenë prova e re. Këto janë dy ngjarjet më të rënda dhe janë të vjetra në kohë. Janë ngjarje të mbyllura dhe të rihapura. Për rastet e tjera nuk është dhënë informacion cilat kanë qenë konkretisht.