Taksitë e Vlorës përplasen me policinë (FOTO)

Saturday, 22 September 2018 16:34

Dhjetra taksistë janë mbledhur përpara bashkisë së Vlorës, nënjë protestë paqësore.

Taksistët kërkojnë të luftohet informaliteti, ndërsa kanë parashtruar kërkesat e tyre lidhur me vendqëndrimet.

Nëse bashkia nuk merrmasa për të plotësuar kërkesat e tyre, taksistët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve.

 “Në orarin tonë të punës vijnë na përzënë sikur të ishim ne piratët. Ndërkohë që piratët rrinë të qetë. Të vendosen tabelat ku janë përcaktuar vendqëndrimet”, tha një taksist për Ora News.

Takststët kanë akuzuar policinë bashkiake që vepron me dy standarte, ndërsa nuk ka munguar edhe një përplasje mes dy palëve.

Login to post comments