Një 20 vjeçare në Krujë ka tentuar të vetëhelmohet dy ditë më parë.
Mësohet se e reja me inicialet A.M nga fshati Larushk ka pirë mbidozë ilaçesh, por fatmirësisht është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 20 vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë, ndërsa policia i ka referuar materialet Prokurorisë së Krujës për vlerësim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 20. 09. 2018, në fshatin Larushk, në banesë është vetëhelmuar me ilaçe, shtetasja A. M., vjeçe 20, me cila ndodhet në spital, jashtë rreziku për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.