Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve në nënstacionin Selitës.
OSHEE bën me dije se nga ora 04:00-06:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tiranë: pjesërisht Unaza e re, pjesërisht Fusha e Aviacionit dhe krahu i djathtë te Dogana.
Njoftimi i OSHEE:
Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë
Për shkak të punimeve në nst Selitë, në zbarrat 20 kV nesër në datën 23 shtator, nga ora 04:00-06:00, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tiranë
Pjeserisht Unaza e re, pjeserisht Fusha e Aviacionit, krahu i djathte te dogana.