Mes 11 personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal "Bajri", është edhe shtetasi Armir Grima, trajner i kombëtares së futbollit për femra i cili gjatë karrierës së tij sportive ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, por më pas dhe kapiten dhe trajner i ekipit.
Arrestimi i tij sipas policisë ka të bëjë me akuzën për trukimin e ndeshjeve sportive.
Gjatë përgjimeve 6 mujore, Safet Bajri është regjistruar duke folur për fitime financiare nga ndeshja mes Vllaznisë dhe Tërbunit e mbajtur në maj të këtij viti e cila përfundoi me rezultatin 2:1.
Për këtë ndeshje akuzohet edhe i arrestuari Fabjol Rexhepi, portieri aktual i ekipit të futbollit Tërbuni.