Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi OSHEE-ja. Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-15:00. Pa energji do të jenë: Sukth, Bizneset gjatë autostradës, 4 Rrugët, Sallmone, Gjiri i Lalëzit
25 shtator, punimet e OST në linjën Rrashbull – Spitallë (Porto Romano 2), 09:00-15:00. Pa energji: zona e Shënavlashit, Vrrin, zona e Kënetës Durrës; Rruga “Aleksandër Goga”, Porto Romano, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti Godina e Re; Lagjia Nr.15.