Departamenti Antikorrupsion në PD denoncon monopolin e radhës për klientin e radhës

Diel, 23 September 2018 13:22

Departamenti Antikorrupsion në PD denoncon monopolin e radhës për klientin e radhës. Sipas këtij departamenti qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë një synim për të përmbushur: vjedhjen dhe gllabërimin e qindarkës më të fundit të buxhetit të qytetarëve, duke ia dhënë xhepit të bizneseve të lidhura me to.

Ja postimi në FB i Departamentit Antikorrupsion në PD
Për çdo ditë qeveria shqiptare dhe mazhoranca kanë një synim për të përmbushur: vjedhjen dhe gllabërimin e qindarkës më të fundit të buxhetit të qytetarëve, duke ia dhënë xhepit të bizneseve të lidhura me to.
Ditët e fundit, qeveria Shqiptare dhe ministri Ahmetaj kanë menduar që, në bashkëpunim me një biznes privat, të shpikin koncesionin e “Instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të Iëngshëm të naftës”.
Sipas dokumenteve zyrtare dhe VKM-së së së miratuar në gusht 2018, ky propozim ka ardhur nga kompania “NOA Control” themeluar në prill 2015 me një kapital 100 mijë lekë.
Kompania Noa nuk është e panjohur për shiqptarët. Pak kohë më pare, po kjo kompani paraqiti një propozim të pakërkuar të kartave me çip dhe qeveria ishte e gatshme ta zbatonte. Por ishte presioni i opozitës, që çoi në tërheqjen e nismës.
VKM-nja e miratuar nga qeveria shqiptare në datë 20 qershor 2018, shkel me të dyja këmbët direktivat europiane të fushës si më sipër dhe vetë ligjin shqiptar, duke dhënë një nga shërbimet e certifikimit dhe inspektim-auditimit, një shoqërie të vetme, duke krijuar monopol për një periudhë 20 vjeçare, me formë koncesionare.
Shërbimi i ofruar me këtë kontratë koncesionare është një shërbim që nuk mund të ofrohet si i tillë pasi këtë e ndalon ligji. Jo vetëm kaq, por edhe kompania që ka fituar 10 pikë në këtë garë është financuar qëllimisht për të prerë kushtet e koncesionit sipas trupit të firmës.
Në VKM-në e qershorit 2018, qeveria shqiptare i jep një shoqërie vendase pushtetin e një trupe inspektuese nga drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit Shqiptar, mbështetur në marrëveshjen e fundit të nënshkruar midis DPA Shqiptare dhe European Açreditation – EA (prill 2018) dhe duke shmangur tërësisht ligjin shqiptar. Kështu kompania “NOA Control” merr në dorë pushtetin publik për të përcaktuar ose jo sasinë e hidrokarbureve dhe këtë vendim qeveria e merr në heshtje dhe diskriminim të plotë.
Një akt i tillë është tërësisht abuziv dhe korruptiv. Një kompani që fiton paraprakisht një garë që do t’i japë për 20 vjet fuqinë për të përcaktuar të mirën dhe të keqen e hidrokarbureve; nuk është asgjë më shumë se dhënia e një çelësi me thesar një tjetër kompanie oborri.
Tanimë është shumë e kuptueshme se ky projekt antiligjor e antikushtetues në të gjithë detajet e tij, jo vetëm shkel me të dyja këmbët parimet e tregut të lirë; pra konkurrencën, por gjithashtu krijon kosto shtesë të pajustifikuara tek bizneset dhe në fund tek konsumatorët.
Synimi i kësaj praktike duket se ka si synim marrjen e fondeve që Bashkimi Europian do t’i japë DPA sa i takon kontrolleve të ndryshme mbi hidrokarburet dhe jo vetëm. Gjasat janë që DPA dhe ministria në fjalë të japë me koncesion çdo institucion insepktimi. Aq e kapur është mazhoranca dhe qeveria sa që janë angazhuar në anashkalimin e standardeve të EC për të mos lejuar një treg të lire, por për ta përqëndruar atë në disa duar.
Qeveria ka ndërmarrë ndryshime ligjore për të favorizuar dhe rritur fitimet e kësaj kompanie. Kanë favorizuar dhe shndërruar në MONOPOL këtë koncesion, por njëkohësisht kanë zhbërë dhe shkatërruar një tender të hapur publik. Kompani të ndryshme kanë depozituar ankesat e tyre, por janë lënë në harresë nga ministrja Ikonomi dhe ministri aktual Ahmetaj. Kjo do të prodhojë kosto shtesë për qytetarët, ngritje artificialisht të kostove, çmimit të karburantit dhe gazit gjithashtu. Madje edhe tarifat e propozuara janë më të larta se në BE.

Departamenti.png

 

Modifikuar më Diel, 23 September 2018 14:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...