Prokuroria shfryn akuzën për Safet Bajrin, flet avokati

Hënë, 24 September 2018 17:42

Avokati i Safet Bajrit, Arbër Hoxha në një deklaratë nga Gjykata e Krimeve të Rënda u shpreh për mediat se Safet Bajri akuzohet vetëm për ndikim në garat sportive dhe mund të dënohet me burgim deri në 7 vjet.

“Safet Bajri akuzohet vetëm për ndikimi në garat sportive e cila është një vepër e cila dënohet me burgim deri në 7 vjet. Në këto kushte gjykata e la në fuqi arrestin me burg. Gjykata që mund të kishte vendosur garanci pasurore ose arrest shtëpie. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Bajrin përveçse ndikim në garat sportive nuk ka asnjë akuzë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuzat nga mediat e huja belge përderisa nuk ka fakte.” u shpreh avokati.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për 6 të arrestuarit gjatë aksionit të fundjavës në Shkodër e Tiranë, të koduar “Oaz”. Mes tyre ishte edhe Safet Bajri.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Safet Bajrin, Armir Grimën, Fabjol Rexhepin, Emrah Plaku, Ilir Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Ndaj grupit Bajri rëndojnë akuzat, akuzat: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Modifikuar më Hënë, 24 September 2018 17:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...