Gjokutaj: Prokuroria e Krimeve të Rënda drejt shkatërrimit

Hënë, 24 September 2018 21:40

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda po shkon drejt shkatërrimit.

Gjokutaj: Çështja "Shullazi" mund të ketë shërbyer si detonator. Ata mund të jenë keqpërdorur. Ata janë edhe të pambrojtur nga shteti. Dërgohen në Pogradec dhe del komplet jashtë mbrojtjes nga shtetit.

Këta prokurorë me kurrikul dhe nuk kanë dalë nga bankat e shkollës. Bota ka ligje të posaçme që edhe mbas detyrës, prokurorët që kanë çështje të ndjeshme kanë mbrotje.

Kjo prokurori haptas po shkatërrohet. Struktura e vetme që është marrë me drogën, prostitucionin, terrorizmin. Është po Ambasada Amerikane që i ka ngritur në piedestal.

Login to post comments