Sot është Dita e Psikoterapisë

Tuesday, 25 September 2018 10:19

Sot shënohet Dita e Psikoterapisë me qëllim të promovimit të këtij profesioni, si dhe të luftimit ndaj stereotipave të ndërtuara rreth njerëzve që kërkojnë ndihmë për gjendjen mentale.

Data e 25 shtatorit shënohet me qëllim të edukimit të publikut rreth rëndësisë së përmbushjes së nevojave të komunitetit për shëndetin mental.

Kjo ditë shënon fillet e festimit që nga viti 2012, kur një grup profesionistësh dhe studentësh u grumbulluan për të luftuar keqkuptimet rreth psikoterapisë, si dhe për të rritur vetëdijen rreth rëndësisë jetike që bëhet nga terapistët duke ndihmuar një në katër njerëz që vuajnë nga sëmundjet mentale, e gjithashtu duke ndihmuar edhe ata me probleme emocionale, përcjell KosovaPress.

Simbolika e kësaj dite shënohet përmes ngjyrës që krijohet nga e gjelbra dhe e kaltra. Konsiderojeni si një ditë ideale për të biseduar, për t’u shprehur, lexoni diçka rreth psikoterapisë në mënyrë që të luftoni keqkuptimet si dhe nënvlerësimin që bëhet ndaj këtij profesioni.

Login to post comments