'ISIS-i po rrëmben fëmijë', si u përhap paniku në Burrel

Tuesday, 25 September 2018 14:22

Po vetëm Policia e Burrelit por edhe efektivë civilë të Forcave Speciale të ardhur enkas nga Tirana mbajtën nën monitorim prej 24 orësh qytetin e Burrelit, pas panikut të shpërthyer atje se njerëz të ISIS ndodheshin në qytet e kishin si qëllim t’ju grabisnin fëmijët.

Ndonëse e gjithë ngjarja rezultoi të ishte një flluskë sapuni, Report TV mëson se i gjithë qyteti u përfshi nga paniku i lajmit të përhapur gojë më gojë mes njerëzve.  Lajmi për prezencën e personave që i përkasin ISIS është përhapur nga disa banorë të komunitetit rom dhe egjiptian. Kanë qenë ata që një ditë më parë e kanë parë endacakun e veshur me të zeza teksa flinte gjumë në afërsi të banesave të tyre.

Ai, siç thonë burime të Report TV, ishte i mbuluar me një batanije për t’u mbrojtur nga i ftohti gjatë natës, por kaq ka mjaftuar që fantazia e banorëve të tejkalojë përmasat e reales. Ata kanë lajmëruar policinë e Burrelit të cilët kanë bërë verifikimet përkatëse. Mund të duket qesharake, por paniku u bë aq i madh në qytet, siç thonë burimet, aq sa u kërkua edhe ndërhyrjen e forcave speciale nga Tirana.

“Endacaku që lëviz nga Tirana, në Dibër e Burrel është i njohur për të gjithë. Atë e zuri gjumi një natë më parë pranë SMT-së së qytetit, aty ku banon komuniteti rom dhe egjiptian dhe ata u alarmuan duke e quajtur njeri të ISIS. Lajmi mori dhenë dhe gjithë qyteti u alarmua. Është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht por kjo ndodhi”,- thotë një burim .

Referuar të njëjtave burime, paniku ishte aq i madh sa edhe në një rast tjetër është verifikuar një grua që kulloste bagëtitë, e që mbante në kokë një shami të zezë. Kujtojmë që për ngjarjen reagoi edhe vetë Policia e Burrelit dhe i cilësoi disinformacione dashakeqe gjithë sa ndodhi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...