’90 mijë euro, ose të vras’, si u kërcënua administratori i firmës në Tiranë

E Enjte, 27 September 2018 13:44

Nje 37-vjecar eshte arrestuar pasi akuzohet se ka kercenuar nje administrator te nje firme ne Tirane. Behet fjale per shtetasin Lavdrim Tufa.

NJOFITMI I POLICISE
Policia arreston autorin, procedon një shtetas në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi” si dhe shpall në kërkim dy të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– Lavdrim Tufa, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

Ky shtetas, i ka kërkuar shumën prej 90 000 euro duke e kanosur administratorit të një firme private, me pretendimin se ky i fundit kishte detyrime ndaj shtetasit italian P. E., 50 vjeç.

Gjithashtu procedua në gjendje të lirë për “Moskallëzim Krimi”, shtetasi:

– F. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka kallëzuar pranë shërbimeve të Policisë.

Në lidhje me rastin u shpallën në kërkim dhe 2 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre:

– P. E., 50 vjeç, banues në Itali
– A. G., 49 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit L. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një antiplumb.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 109/b, 300 dhe 247 të Kodit Penal.

Login to post comments