Në një deklaratë për mediat nga Selia e Partia Demokratike, zëdhënësja Ina Zhupa ka përgënjeshtruar me fakte konkrete deklaratën e Veliajt se ligji për biletat e fëmijëve 6 vjeç është bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha në kohën që ai ishte në krye të ministrisë së Transporteve.
“Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk i shërben qytetarëve por vetëm interesave të tij. Mashtrimi që Basha gjatë mandatit të tij si ministër i Transporteve bëri ligjin për biletat e fëmijëve në moshën 6 vjeçare
Ligji i Transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ka ndryshuar 10 herë. Ligji respekton autonominë e Bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve falas.
Gjatë drejtimit të bashkisë nga Basha, sistemi i transporteve u rrit, ndërsa gjatë drejtimit të Bashkisë nga Veliaj, çmimi u rrit me 10 lekë dhe po bëhet një fushatë mediatike, për ta bërë me pagesë edhe biletat e fëmijëve. Ai duhet të përgjigjet në emër të kujt po e zhvillon këtë projekt”, thekson ajo.
Deklarata e plotë
Erion Veliaj është një mashtrues serial dhe i rrezikshëm, një kryebashkiak që nuk u shërben qytetarëve, por vetëm interesave për pasurimin e vet personal dhe interesave të klientëve të tij dhe të Edi Ramës.
Mashtrimi i Erion Veliajt se Lulzim Basha si Ministër Transportesh bëri ligj të ri që fëmijët të paguajnë biletë autobusi është skandaloz.
Ligji i transportit është i vitit 1998 dhe prej atëherë ai ka ndryshuar 10 herë, duke nisur nga viti 2002 deri në vitin 2016.
Ligji respekton autonominë e bashkive për t’u siguruar banorëve transport brenda qytetit dhe fëmijëve transport falas.
Gjatë drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha linjat urbane u shtuan, fëmijët nuk paguan biletë dhe çmimi për qytetarët nuk u rrit.
Gjatë drejtimit të bashkisë nga Erion Veliaj çmimi i biletës u rrit me 100 lekë dhe po bëhet fushatë mediatike për të bërë me pagesë biletat e fëmijëve.
Përpara se të mashtrojë qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj, duhet të përgjgjigjet se për interes të kujt po luan lojën disa milionë euroshe të biletave për fëmijët.
Erion Veliaj është mashtrues serial dhe I rrezikshëm, sepse gënjen publikisht për leje ndërtimi për komplekse pallatesh në kohën e Lulzim Bashës tek Stacioni Multimodal.
E vërteta është se projekti Basha nuk parashikonte asnjë metër katror leje ndërtimi për kompleks pallatesh.
E vërteta është se Erion Veliaj u shërben oligarkëve si Salillari, duke pranuar që buxhetit të bashkisë t’i shkojnë vetëm 5 përqind të ardhurave nga koncesionari, në vend të 15 përqind, që parashikonte projekti i Lulzim Bashës.
Erion Veliaj është mashtrues serial dhe i rrezikshëm, sepse, ndryshe nga deklaratat e tij, në vendimet e këshillit Bashkiak nuk ka patur deri tani, nuk ka as sot një vendim për të kthyer në shkollë zyrat e UKT-së.
Tenderat disa milionësh që ka ndërmend të bëjë Erion Veliaj për UKT-në, nuk mund të fshehin të vërtetën se në godinën ku ndodhen zyrat e ujësjellësit në njësinë 8, më përpara kanë qenë zyra të Policisë.
Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!
Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin.
Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe të drogës.