Emiljano Nuhu: Të dalin videot, kam dokumente

E Enjte, 27 September 2018 22:16

Emiljano Nuhu ka folur sot në Opinion, në një lidhje direkte. Ai ka pranuar se ndodhet në një vend të Bashkimit Europian dhe ka lëvizur nga shteti zviceran, ku u përfol se ndodhej.

Gazetari Blendi Fevziu dhe të ftuarit në Opinion, drejtuan disa pyetje, për ish-nënkomisarin që denoncoi skandalin e djalit të deputetit Rrahman Rraja.

Përse nuk dalin pamjet nga komisariati i Krujës? Stacioni i policisë ka kamera. Kanë qenë 5-6 punonjës të patrullës së përgjithshme që e kanë parë deputetin Balla të hyjë. Kam dokumente, por në një kohë të dytë do t’ja paraqes drejtësisë. Nuk mund t’i jap në media”, tha ai.

Login to post comments