APP, hetim për tenderët, nga kriteret përjashtuese te konflikti i interesit, masë disiplinore për 44 punonjës

Premte, 28 September 2018 06:59

Agjencia e Prokurimit Publik ka propozuar për 44 punonjës masa disiplinore, nga të cilët 42 për shkak të rolit të tyre në tenderë me vlerë të vogël dhe dy të tjerë për hartimin e kritereve të pranimit dhe specifikimeve teknike. Në një publikim të bërë së fundmi, APP vëren se janë verifikuar për aspektin ligjor 16 subjekte, që kanë kryer procedura prokurimi nga shkurti deri në maj me një vlerë të vogël.

“Në kuadër të këtij monitorimi, APP ka konstatuar mangësi të ndryshme të autoriteteve në zbatimin e ligjit të prokurimeve publike, si dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. APP, në të gjitha procedurat e monitoruara, ka konstatuar mungesën e argumentimit të specifikimeve teknike dhe kritereve të veçanta të kualifikimit të përcaktuara nga autoritetet kontraktore në ftesën për ofertë”, thuhet në raportin e monitorimit.

Një tjetër konstatim i bërë nga APP lidhet me vendosjen e kritereve përjashtuese, duke kufizuar nga gara numrin e operatorëve.

“Problematikë tjetër e evidentuar në disa procedura të këtij Plani Monitorimi është vendosja e kritereve, të cilat janë të panevojshme dhe jo në përputhje me objektin dhe përmasat e objektit të prokurimit, në kundërshtim me nenin 46 të Ligjit “Për prokurimin publik”. Autoritetet kontraktore kërkojnë në ftesën për ofertë një numër të madh dokumentesh, si certifikata ISO licenca dhe leje mjedisore kontrata pune të shoqëruara me librezat e punës dhe ato shëndetësore, për punonjësit e kërkuar ndërkohë që këto dokumente, nuk kanë qenë të lidhura me objektin e kontratës”, thuhet në dokumentin e APP.

Mënyra sesi përllogaritet fondi limit në tenderët me vlerë të vogël duket se është një tjetër pikë kritike e Agjencisë së Prokurimit për institucionet publike. Shumica e institucioneve nuk argumentojnë sesi bëjnë përllogaritjen e vlerës për fondin limit, ndërkohë që ky është një detyrim ligjor ku institucionet duhet të paraqesin edhe mënyrën sesi e kanë bërë përllogaritjen.

Në shumë raste, sipas APP, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk deklarojnë për konfliktin e interesit në një procedurë, duke e anashkaluar këtë, ndërkohë që me ligj ata duhet të bëjnë një deklaratë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...