Një stuhi e fuqishme dhe e rrallë do të godase në Mesdheun lindor këtë fundjavë. Lajmin e japin mediat e huaja, qe paralajmerojne per rrezikun dhe bejne apel per marrjen e masave.
CNN shkruan se stuhia hibride, e quajtur shpesh “Medicane” (stuhi mesdhetare +) ka karakteristika të ngjashme me uraganet. Kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h.
Këto stuhi të fuqishme zakonisht ndodhin gjatë muajve të shtatorit dhe tetorit, kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Mesdhe janë ende mjaft të ngrohta, edhe pse mund të ndodhin në çdo kohë të vitit.
Nje stuhi e tille shkaktoi përmbytje në Tunizi dhe Libi gjatë ditëve të fundit përpara se të shkonte drejt veriut mbi Mesdhe.
Përtej detit, stuhia ka të ngjarë të marrë më shumë karakteristika tropikale që lidhen normalisht me uragane, të tilla si erërat e forta, ose ciklonet.
Stuhia pritet të lëvizë ngadalë mbi ishullin e Kretës dhe Greqisë jugore të shtunën përpara se të rritet shpejtësia dhe të shkojë në Turqinë perëndimore të dielën.
Pjese e zonave te goditura mund te jene edhe ne Shqipërinë jugore dhe ishujt grekë, raporton The Washington Post.
Fushat e Greqisë dhe Turqisë do të goditen me shira të forta dhe me erëra shumë të forta.
Në Kretë dhe në ishujt e tjerë jugorë të Greqisë, mund të bjerë deri 100-150 mm shi, gjë që mund të çojë në përmbytje të shpejta.
Qytetet si Izmiri, Turqia dhe Kalamata, Greqi, jane gjithashtu te rrezikuara.
Për fat të mirë, Medicane ka gjasa të përthithet në rrymën e nivelit të lartë dhe nuk do të zgjasë mbi Evropën Juglin