Pas disa orë marrje në pyetje nipi 21 vjeçar ka pranuar se ai është autori i vrasjes së gjyshes së tij.
Për grupin hetimor ka treguar se ka qenë vetëm në banesë me të moshuarën në momentin e krimit. Më pas ka copëtuar thikën dhe e ka hedhur bën me dije “Ora”.
Policia nuk ka mundur të gjejë pjesët e thikës.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se djali ka treguar se shkaku që ka ndërmarrë këtë krim ka qenë fakti që gjyshja nuk i kishte dhënë lekët për hashash
Redmon Gruda është prangosur për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", parashikuar nga neni 79/c të Kodit Penal.
Sipas policisë "Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme".
Fillimisht gjatë marrjes në pyetje ai nuk ka pranuar të ketë qenë autori. Ka thënë se e kishet gjetur derën hapur dhe gjyshen të vdekur por më pas është dorëzuar.