Kanosi një person dhe goditi policin, pranga të riut nga Bulqiza

Premte, 28 September 2018 09:55

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili kanosi për motive të dobëta një shtetas, si dhe gjatë  ndërhyrjes së policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, kundërshton dhe godet punonjësin e policisë

"Në pranga u vu Rruzhdi Rushiti  24 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta  me shtetasin Sh.H, 61 vjeç,  ka shkuar tek banesa e këtij të fundit,  duke e kanosur me fjalë  dhe ka goditur dyert e banesës . 

Gjatë ndërhyrjes nga ana e shërbimeve të policisë për parandalimin e mëtejshëm të konfliktit,  shtetasit Rr.Rushiti, ka goditur dhe kundërshtuar  edhe punonjësin e policisë", sqaron policia.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Kanosja”, “Dhunim banese”.

Login to post comments