Gjashtë nga nëntë personat e arrestuar si pjesë e grupit kriminal ‘Bajri’ janë shprehur kundër masës së sigurisë, ndërsa kanë kërkuar lirinë.
6 nga të arrestuarit janë kundër masës së vendosur nga gjykata pak ditë më parë ‘arrest në burg’. Ata kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Ankimet e Safet Bajrit, Ilir Rustemit, Emrah Plakut, Ismet Idrizit, Denis Brajoviq si dhe Klaudio Hoxhallit u depozituan në gjykatë nga avokati Arbër Hoxha.