Një 36-vjeçar nga Fieri është arrestuar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij 27 vjeçe përpara fëmijëve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Shera, 36 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.