Një tjetër shqiptar i dënuar në Itali është arrestuar. Personi që ka rënë në prangat e karabinierëve është 46-vjeçarin Ermal Daci, nga Tirana.
Sipas policisë, Daci është i dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për trafik femrash për prostitucion.
Njoftimi i Policisë për arrestimin:
Ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Gjykata e Napolit në Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg.
Specialistët e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë kontrollit të dokumentacionit të pasagjerëve në hyrje në Portin e Durrësit kanë konstatuar dhe kapur një shtetas, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në vijim Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Ermal (Alberto)Daci 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit në Napoli Itali e ka dënuar me 10 vite e 11 muaj burg për veprat penale Shfrytëzim prostitucioni
Rrëmbim personi
Marrëdhënie seksuale me dhunë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.