Dogjën ha me pyje e tokë bujqësore, arrestohen dy persona në Sarandë

Premte, 28 September 2018 16:30

Dy burra janë arrestuar nga polica e Sarandës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr.

Ne pranga e policisë ka përfunduar Ahmet Haxhiaj, 62 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë pasi me datë 27.09.2018, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej disa hetkarësh (misër) në pronësi të shtetasit A.P.

Po ashtu u arrestuar edhe Avdul Karafilaj, 48 vjeç, banues në fshatin Metoq, Sarandë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ky shtetas ka djegur një sipërfaqe rreth 3 Ha (misër dhe shkurre) në pronësi të tij.

Policia filloi procedimin penal ndaj P.Th, 54 vjeç, banues në Mesopotam, Sarandë për arsye se ky shtetas dyshohet të jetë autori i ngjarjes më datë 26.09.2018, ku u dogjën me zjarr disa hektarë (barishte dhe pemishte) në Mesopotam, Finiq.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Login to post comments