Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë. Në rrethana ende të pa qarta, një 54-vjeçar ka qëlluar me thikë dhe ka plagosur një 30-vjeçar në Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 28. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N. N., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petrit Radovicka”, ka goditur me thikë shtetasin E. A., vjeç 30, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua thika. Neni 89 i Kodit Penal.