Meshkujt me diplomë universiteti tradhtojnë më shumë se femrat

Saturday, 29 September 2018 17:43

Meshkujt janë më të prirë ta tradhtojnë gruan nëse kanë diplomë universiteti ose nëse punojnë në ndonjë bar, ka zbuluar një studim i ri.

Puna si banakier i bën edhe gratë më të prira të tradhtojnë-por nëse e kanë të kryer universitetin, ato janë më pak të prira sesa meshkujt që ta kryejnë aktin e tradhtisë.

Ose kështu sugjeron një studim i ri nga hulumtuesit suedezë, të cilët i kanë anketuar qindra mijëra çifte për më shumë se 20 vjet.

Hulumtuesit besojnë se edhe biznesi i restoranteve inspiron më shumë afera sepse punëtorët shpenzojnë më shumë kohë me kolegët e gjinisë së kundërt.

Sa i përket edukimit, edhe shkencëtarët kishin mbetur paksa të habitur: ata nuk kishin mundur ta gjenin ndonjë arsye se përse shkollimi ndikon ndryshe te meshkujt dhe te femrat sa i përket tradhtisë.

Në anën tjetër, fermerët, punëtorët e bibliotekës dhe kimistët rezulton se janë më së paku të prirë të tradhtojnë.  

Login to post comments