Deklaratat e SHÇBA/ Nuhu: Po manipulohet. Kam prova por vetëm në gjykatë

Saturday, 29 September 2018 17:53

Pasi ka dëgjuar deklaratat e SHCBA-se, ish oficeri Nuhu se ngjarja po manipulohet nga institucionet. Në intervistën për emisionin Kjo Javë ne News24, Nuhu thotë se i qëndron deklaratave të tij, për të cilat ka prova e fakte, por thotë se ato do i bëjë të njohura vetëm në gjykatë. Në intervistën për emisionin Kjo Javë,

Nisida Tufa: Do t’i marrim me radhë edhe ato por unë dua të qëndroj të data 21 ju vetë si e provoni se keni qenë në komisariat. A keni ju prova? Sepse cështja ka shkuar në gjykatë tani. Z.Balla ka bërë kallëzim penal ndaj jush dhe personave të tjerë. Ju vetë si e provoni se keni qenë në gjykatë.

Emiljano Nuhu: Unë kam prova për ta provuar por vetëm në gjykatë do t’i dorëzoj këto prova që kam për ta provuar praninë e njerëzve që kam përmendur dhe që kanë qenë në komisariat. Pavarësisht se institucionet po mundohen që t’i manipulojnë me të gjitha mundësitë dhe hallkat shtetërore që ato kanë.

Nisida Tufa: Pra ju mendoni dhe jeni i bindur se keni prova të forta për ta hedhur poshtë pretendimin e SHCBA e cila flet në fakt me prova. Nga kqyrja e pamjeve filmike e gjithçka tjetër që disponon në bazë të hetimeve.

Emiljano Nuhu: SHCBA pse nuk i mori pamjet filmike në momentin që rasti u bë publik dhe ti publikonte

Nisida Tufa: Po, ndoshta këtë e ka lënë për një hap të dytë dhe për pjesë të hetimeve

Emiljano Nuhu: E ka lënë për një hap të dytë për të arritur për ti modifikuar pamjet filmike ose për ti fshirë dhe për të mos të nxjerrë personat e implikuar, për shkak se kanë fuqi politike dhe janë persona të parlamentit shqiptar.

Login to post comments