Dritan Zagani flet për takimin me Emiljano Nuhu: Ja për çfarë biseduam

Saturday, 29 September 2018 19:02

Ish-shefi i antidrogës Dritan Zagani i cili ka denoncuar lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me Habilajt dhe trafikimin e drogës ka folur për lidhjen e tij me Emiljano Nuhun, oficerin e policisë që ka denoncuar përdhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit socialist Rahman Rraja.

Gjatë një lidhje për TV News 24 ai është shprehur se e ka takuar Nuhun vetëm para një jave për ti treguar si të vepronte që të arrinte sigurinë e tij në një shtet të Europës ku edhe ai vet e ka përfituar.

Zagani është shprehur se nuk e njihte Nuhun, por e ka ndihmuar pasi ai ka kaluar edhe vet të njëjtën situatë. Më tej Zagani ka thënë se kur ka takuar familjen e Nuhut ka ndjerë keqardhje për fëmijën e tij 2 vjeçar dhe i ka ftuar ata në shtëpi të hanin ushqim.

“Më shkruajti një ditë, nuk  e kisha dëgjuar asnjëherë emrin e tij.

‘Kam nevojë të më shpjegosh gjërat, sepse ndodhem në të njëjtën situatë si ty’.

Unë i ktheva përgjigje pasi bëra pak verifikime nëpërmjet miqve të mi.

E kam takuar për herë të parë para një jave. Pas një udhëtimi të stërmundimshëm, i rraskapitur, pash fëmijën që ishte dy vjeç i thash hajde te shtëpia ime. Do të të tregoj derën e shtetit.

E kam takuar vetëm njëherë, tani nuk e di ku ndodhet. Janë probleme të sigurisë.

Unë kur kam dëgjuar historinë e atij djali më është rrëqethur mishi, sepse të njëjtën situatë kam kaluar edhe vet. I kam hapur derën i kam dhënë supën që kishte gatuar gruaja për fëmijët e mi.

Lidhjet që thonë aty nuk ekzistojnë, nuk kanë ekzistuar nuk jam paguar nga askush”, u shpreh Zagani.

Modifikuar më Saturday, 29 September 2018 19:04

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...