Një anije peshkimi është fundosur në ujërat e bregdetit të Semanit mbrëmjen e së shtunës.
Shkak mendohet të jetë bërë një defekt në strukturën e mjetit lundrues.
Në bord ndodheshin 3 persona, të cilët u evakuuan në mjete të rojës bregdetare.
Anija e llojit peshkarexhë ishte nisur nga Durrësi për peshkim.
Pasi mbërritën në ujërat e Semanit, peshkatarët kërkuan ndihmë nga roja bregdetare e Durrësit duke deklaruar se ndodheshin në vështirësi.
Mbeten të paqarta shkaqet e fundosjes së mjetit lundrues në një mot të kthjellët dhe me dallgë detare vetëm 3 ballë.