Vdes Bahri Çela, dirigjenti i parë kosovar

Diel, 30 September 2018 12:35

Në moshën 77 vjeçare ka ndërruar jetë kompozitori, dirigjenti dhe profesori kosovar, Bahri Çela.

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Kreshnik Çela përmes një postimi në llogarinë Facebook.

Ndryshe Bahri Çela kishte lindur në vitin 1941. Ishte dirigjenti i parë në Kosovë dhe një nga themeluesit e Filarmonisë së Kosovës.

Çela kishte vite që jetonte në Londër. Koha.net

Login to post comments