Gomat më të mira për të gjitha stinët

Hënë, 01 October 2018 06:58

Gomat e "të gjitha sezoneve" na shpëtojnë nga ndryshimi i rregullt i gomave verore dhe dimërore, por cilat janë ato që rekomandohen?

Në testin e madh të gomave për të gjitha sezonet, ekipi i Auto Bild analizoi 27 goma në dimensionet 195/65 R15.
Me ardhjen e vjeshtës dhe motit të ftohtë, besueshmëria e gomave të verës mund të jetë e diskutueshme, sidomos gjatë natës dhe të ftohët e papritur, por edhe shiut. Gjithashtu, ndryshimi në kushtet klimatike ndryshon karakterin e dimrit, andaj në vitet e fundit kemi pasur muaj të jashtëzakonshëm të ngrohtë dhe me diell gjatë muajve të dimrit.
Kjo shpesh di të mashtrojë shoferët, ose për shkak të tyre bëhen të pavëmendshëm, duke vazhduar të përdorin gomat verore. Nëse ata janë me fat, do të shmangin problemet e rrugëve, por lehtë mund të marrin dënimin nga policia, transmeton KP.
Në këto situata vijnë në shprehje gomat për të gjitha stinët që përdoren gjatë verës dhe dimrit dhe që i përmbushin të gjitha normat ligjore, kështu që nuk ka nevojë të mendoni nëse nesër do të jetë me diell dhe 20+ ose ftohtë -5.
Për këtë arsye, gomat për të gjitha stinët po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në rajonin tonë, por jo të gjitha janë aq të mira dhe të besueshme, si çdo gjë në industrinë e automobilave.
Testi i 27 llojeve të gomave për të gjitha stinët tregon se ekziston një alternativë e mjaftueshme për gomat e dimrit, të cilat aspak nuk mbeten prapa. Veçanërisht ato janë të aplikueshme në kushtet e ngasjes në qytet dhe në zonat më të ulëta, pavarësisht nga lagështia dhe temperatura e ulët.
Kur ka një rritje të papritur të temperaturës, gomat për të gjitha stinët janë sigurisht më të besueshëm se gomat e dimrit. Së dyti, edhe përparësia e parë e përmendur e gomave të gjitha sezoneve se nuk ka nevojë të ndërrohen dy herë në vit, gjë që kursen kohë, para dhe një fakt shumë të rëndësishëm në hapësirën e qytetit.
Sa për testin konkret, të gjitha gomat kishin dy teste frenimi, në rrugë të lagur dhe të thatë me një shpejtësi prej 100 km/h dhe këto janë rezultatet e arritura gjatë testimit siç mund të shihen në tabelën e mëposhtme.

Login to post comments