Majdanoz me limon kundër rrudhave, njollave dhe alergjive

Hënë, 01 October 2018 07:01

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme.

Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremëra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.
Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon të ciluen AgroWeb.org e sjell më poshtë.
Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë.
Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.
Vlerat e majdanozit për Lëkurën
Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale.
Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit.
Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve.
Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese.
Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.
Si të Përdorni Majdanozin Dhe Limonin Për Shëndetin E Lëkurës
Përbërësit
1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle
2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë
200 ml ujë
Përgatitja
Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël.
Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet.
Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi.
Ruajeni atë në frigorifer.
Përdorimi I Lëngut Të Majdanozit Dhe Limonit
AgroWeb.org ju këshillon ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën.
Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë.
Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme.
Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike.
Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese./AgroWeb.org

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...