Babë e bir bien në pranga në Tiranë, e kthyen shtëpinë në depo municionesh

Hënë, 01 October 2018 09:26

Në kuadër të këtyre kontrolleve finalizohet operacioni policor i koduar “Paskuqan 2”.

Policia e Tiranës vuri në pranga atë e bir, pasi në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit: Azis Xhini, 70 vjeç, banues në Kamëz dhe Faris Xhini, 19 vjeç, banues në Kamëz ( atë dhe bir ).

Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- armë zjarri “Pistoletë”

- armë zjarri “Automatik”

- 460 fishekë arme të gjatë

- 38 fishekë pistolete

- 3 krehëra automatiku

- 7 krehëra pistolete

- vula rrethore dhe drejtkëndore

- kuti boje për vula

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...