“Do të zhdukim, hiq dorë”, zbulohet kallëzimi i oficerit Nuhu

Hënë, 01 October 2018 10:36

Është bërë publike procesverbali i kallëzimit të nën komisarit të Krujës, Emiljano Nuhu në komisariatin numër 6 në Tiranë.

BalkanWeb raporton se më 30 korrik 2018, Nuhu kallëzoi në polici se u kërcënua nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rrahman Rraja. Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’ ku ndodhi takimi mes tyre.

Oficeri  Nuhu pretendon se kushërinjtë Rraja e kanë kërcënuar me jetë duke i thënë se nëse nuk heq dore nga hetimi i çështjes se Xhisieles do ta zhdukin brenda 24 orëve.

Ish oficeri Emiljano Nuhu ndodhet në një nga vendet e BE-së pas intervistës së tij, ku shprehej se i ishte vënë pistoleta në kokë në sy të deputetit Taulant Balla dhe Rrahman Rraja për çështjen ‘Xhisiela’, ku ishte i përfshirë djali i Rrajës.

Djalit i deputetit socialist Rrahman Rraja akuzohet për dhunimin e ish të dashurës Xhiseila Maloku. Rexhep Rraja u arrestua  dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.

Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja. Ai është dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë Durrës.

 

 

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 10:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...