Banka Botërore: Qeveria shqiptare projekton më pak shpenzime për shtresat në nevojë se rajoni

Hënë, 01 October 2018 14:52

Në një raport të publikuar vetëm pak kohë më parë, Banka Botërore nënvizonte faktin se, Shqipëria është një prej vendeve me shpenzimet më të ulta për të varfërit në rajon. Mesatarja rajonale fiksohet në 250 milionë dollarë, ndërkohë që për 2018-ën, qeveria shqiptare projekton rreth 215 milionë dollarë shpenzime për shtresat në nevojë.

Por, po të shohim performancën buxhetore të 8 muajve të parë të vitit, vëmë re një rënie të ndjeshme të këtyre shpenzimeve. Rënia është jo vetëm në raport me atë çka planifikonte qeveria shqiptare në buxhetin e 2018-ës, por edhe në raport me buxhetin e vitit 2017. Kështu, në zërin shpenzime të tjera sociale, ku përfshihen pagesat ndaj papunësisë, ajo e ndihmës ekonomike e shpërblimi i familjeve në nevojë por edhe dëmshpërblimi për ish të përndjekurit, janë shpenzuar vetëm 13.3 miliardë lekë gjatë tetëmujorit të vitit.

Në të njëjtën periudhë të 2017-ës, shifra fiksohej në 14.5 miliardë lekë. Planifikimi ndërkohë fliste për 15.1 miliardë lekë, pra 1.8 miliardë lekë më shumë. Të dhënat tregojnë se pagesa ndaj shtresave në nevojë këtë vit do të bjerë në më pak se 1.4% të PBB. Mesatarja globale fiksohet në 1.5%, ndërkohë që ajo rajonale fiksohet në 2.2% të PBB, ç`ka tregon distancën e madhe me fqinjët

Modifikuar më Hënë, 01 October 2018 14:57

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...