Do të paguajnë apo jo biletë të urbanit fëmijët mbi moshën 6 vjeç? Është kjo pyetja e mbetur pa përgjigje që prej vendimit të marrë nga shoqata e transportit urban për aplikimin e kësaj tarifës.
“Kjo biletë urbani që kushton 40 Lekë është e detyrueshme për çdo person të rritur që përdor transportin publik. Por së fundmi shoqata e transportit urban ka vendosur edhe për fëmijët mbi moshën 6 vjeç të paguajnë këtë tarifë”.
Qytetarët e Tiranës qartazi nuk pajtohen me këtë pagesë.
Po ndryshe mendojnë përgjegjësit e linjave të transportit në Tiranë teksa shprehen se po kërkojnë të zbatohet vetëm ligji.
Por avokati Altin Hazizaj e cilëson vendim abuzues aplikimin e tarifës për fëmijët, pasi kjo nuk përcaktohet në Ligjin për Transportet Rrugore.
“Ajo çka po ndodh me shoqatën e transportit publik është një abuzim i hapur me frymën e ligjit pasi çdo këshill bashkiak i çdo qyteti të Shqipërisë cakton tarifat për fëmijët dhe të rriturit. Asnjë këshill bashkiak deri më tani nuk e ka caktuar këtë tarifë për fëmijët”.
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se i ka kërkuar kompanive të transportit urban që fëmijët e moshës 0 deri 6 vjeç të udhëtojnë falas. Po për fëmijët mbi 6 vjeç nuk ka ende një sqarim nëse duhet do të paguajnë apo jo./Tv Klan