Në nisje të kësaj proteste, anëtarja e shoqërisë civile, gjatë fjalës së saj u bëri thirrje qytetarëve të sabotojnë OSBE në Twitter dhe në çdo rrjet social, pasi sipas saj në një lajm të shpërndarë nga zyrat e saj, u tha se këtë protestë e ka organizuar opozita dhe jo shoqëria civile.
“Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile dhe të gjithë të tjerët i janë bashkuar më pas me dëshirë…. Sabotoni OSBE, sepse diplomatët nuk mund të tallen me ne, as me dinjitetin e as me kurajon tonë.
Rraja ka rrahur e përdhunuar pa pësuar gjë sepse ai është i fortë. Dhe pushteti është i të fortëve, i maskarenjve… të fortët janë kudo “, tha ajo.
Ndërkohë nga protestuesit janë dëgjuar ovacione “Rama ik! Rama ik!” dhe “qeveri e krimit”.
Një tjetër aktiviste tha se si Xhisiela ka shumë në Shqipëri, por sot në vendin tonë është koha e të fortëve dhe ndaj ndodhin të tilla raste.