Karabinierët kanë arritur të vënë në pranga një shqiptar dhe një rumun, pasi janë kapur nga policia me një sasi droge të llojit kokainë.
Mediat vendase raportojnë se të arrestuarit janë përkatësisht 33 dhe 43 vjeç njëri nga Shqipëria e tjetri nga Rumani, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, ndërsa u është gjetur në makinën tip BMW 50 gramë kokainë.
Pas arrestimit të tyre, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shqiptarit dhe rumunit ku kanë gjetur disa doza të vogla kokaine, që nëse do të dilnin në treg do të arrinin vlerën 12 mijë paund.