Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri nuk ka reaguar ende për akuzat e policit të kërcënuar Emiljano Nuhu, duke shtuar se prokuroria duhet të hetojë deputetët socialistë dhe kupolën e Ministrisë së Brendshme
Reagimi i plotë i Manjanit:
Kryeministri nuk ka asgjë për të thënë ende për akuzat e Policit të kërcënuar, por merret me opozitën!
Ndërkohe paska marrë edhe detyrën e “mbrojtësit” të grave prokurore. Në fakt e ndriti me gratë jo prokurore... Me Xh. M e ndriçoi fare!!!
Nejse, po nëse Prokuroreshat i besojnë veten dhe familjet e tyre “engjëllit mbrojtës” Kryeministër, ditë të këqija do i presin...
Ndaj do bëjnë mirë të bëjnë atë që nuk e bënë burrat prokurorë; të marrin nën hetim Kryeministrin për domethënien e shprehjes “do ta ndjekim këmba këmbës atë horr”.
Të hetojnë deputetët e Kryeministrit për Kanosje ose vrasje të mbetur në tentativë.
Dhe të hetojnë kupolën e Ministrisë së Brendshme përse nuk e mbrojtën policin?!
Kjo e ndan dilemën nëse qeverisemi nga ligji apo nga krimi.
Dhe këtë dilemë e ndan normalisht Prokuroria dhe në vijim gjykata.
Të tjerat janë pallavra që shmangin vëmendjen nga problemi kryesor...