Gazetarja Anila Hoxha është e ftuar në emisionin ‘Open’ ku po diskutohet për intervistën që ka dhënë së fundmi Xhisiela Maloku, vajza që akuzoi për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Menjëherë sapo ka përfunduar pjesë e parë e intervistës, ku Xhisiela mohon dhunën e Rexhepit dhe thotë se kallëzimet i ka bërë për shkak të xhelozisë, gazetarja Hoxha ka rrëzuar justifikimet e vajzës.
Duke theksuar se Xhisiela shihet se është ende e kërcënuar, Anila Hoxha ka treguar edhe një episod që ka ndodhur kur së bashku me Eni Vasilin i ka mërrë intervistën vajzës.
“Ne ishim të dyja atje (i drejtohet Eni Vasilit), ishim jashtë dhe po prisnim Xhisielën. Kur e pyetëm me çfarë erdhe, na tha me taksi, por ne ishim atje dhe e pamë që nuk erdhi me taksi por me një makinë tjetër, së bashku me disa persona të tjerë. Ne ishim aty, ishim dëshmitare dhe e pamë kur Xhisiela u largua po me atë makinë. Kemi qenë të dyja atje, le t’ia themi të gjitha publikut”, u shpreh Anila Hoxha gjatë emisionit.
Gazetarja Hoxha theksoi se Xhisiela kishte paqartësi gjatë gjithë intervistës: “Vështirësitë më të mëdha i kishte kur fliste për denoncimet në Fushë-Krujë.”
Sipas gazetares, Xhisiela Maloku ndihet e kërcënuar kjo edhe për shkak se jeton në një zonë të rrezikshme si Nikla.
“Ishte në fund të shtatorit kur policia u mburr që hyri në Nikël dhe na shpërndau pamjet”, tha Hoxha.