Xhisiela Maloku ka braktisur LIVE studion e eimsionit Opinion, duke mos pranuar të dëgjojë të ftuarit në studio të diskutojnë për çështjen e saj.
Pasi ka akuzua edhe Top Channel se i ka nxjerrë jashtë kontekstit intervistën për të, Xhisiela nga e ulur në pjesën e spektatorëve në “Opinion”, ka marrë mikrofonin duke deklaruar se kjo është dalja e saj në publik, njëkohësisht, intervista për gazetarin Blendi Feziu, e vetmja deklaratë e saktë dhe e vërtetë e saj.
“Për atë që ka vlerë më të madhe se në media, do ta jap aty ku duhet. Sa për hyrjet-daljet në holete nuk kam pasur lidhje dhe ato janë gjërat e mija personale dhe nuk kanë pse diskutohen këtu. Sa për telefonatat e mija me kushëririn e tij, Ramazanin, unë kam folur me të gjatë gjithë kohës se është një ndër miqtë e mi më të mirë. Kjo është deklarata ime e vërtetë, dhe e vetmja, ajo që dëgjuat, kjo është dalja ime e fundit. Faleminderit”, deklaroi Xhisiela Maloku dhe u largua nga studio.