Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur me thikë 29 vjeçari.
Një 29-vjeçar është plagosur mbrëmjen e së hënës (1 tetor 2018) në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen "5 Maji".
Shtetasi me inciale A. P, 37 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me thikë në këmbë shtetasin B.S, banues në lagjen "Emin Matraxhiu".
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes dhe po punon për kapjen e tij.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".