Video/Me pranga në duar djali i deputetit niset drejt gjykatës

Tuesday, 02 October 2018 09:46

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja i akuzuar për dhunimin e Xhisiela Malokut, do të dalë sot në 10:00 para Gjykatës së Krujës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Në pamjet më poshtë është momenti kur Rraja del nga paraburgimi i Durrësit dhe niset me makinën e policisë drejt Krujës.
Prokurorja Mirela Kapo do të kërkojë “arrest me burg” për 24-vjeçarin për akuzën e “përndjekjes” ndaj Xhisiela Malokut.

Por me interes pritet vendimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, që do vendosë nëse Rraja do të vijojë të qendrojë në burg apo të do hetohet në gjendje të lirë.

Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes pranë Rinasit. Ndaj tij është ngritur vetëm akuza e “përndjekjes”. Ndërkohë ekspertiza mjeko-ligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Vajza nga fshati Zezë i Niklës, mohoi mbrëmë gjithçka në një intervistë në “Opinion”. Ajo tha se Rexhepi e ka goditur vetëm me një shpullë, duke mohuar ato ç’ka ka deklaruar në korrik në polici se Rraja e ka dhunuar dhe kërcënuar me qytën e pistoletës

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 09:49

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...