Dalin pamjet e sherrit mes grupit të Ervis Martinajt dhe të dashurit të Elvana Gjatës (video)

Premte, 05 October 2018 12:21

ABC News ka publikuar pamjet ekskluzive të sherrit të ndodhur pak ditë në një lokal në Tiranë, që dyshohet se janë zanafilla e krimit që ndodhi mbrëmë në ish-Bllok, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Në pamje shihet se sherri ka nisur brenda një lokali disa ditë më parë, ku palët e përfshira konfliktohen me grushte dhe objekte rrethanore. Në momentin e sherrit, lokali ka qenë i populluar edhe nga klientë të tjerë.

Burimet bënë të ditur për ABC News se mbrëmë në lokalin ku ndodhi krimi, dy palët kërkuan të sqarohen pikërisht për konfliktin e mëparshëm. Por edhe aty situata degjeneroi në dhunë, deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sot Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar dy të plagosurit, Ervis Martinaj 36 vjeç dhe Eljon Hato 28 vjeç. Ndërsa janë shpallur në kërkim E.M. 31 vjeç, F.A. 42 vjeç dhe M.B. 41 vjeç. Dy palët qëlluan me armë drejt njëri-tjetrit dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vdekur 28-vjeçari me iniciale F.G., thotë policia. Në vendngjarje, uniformat blu të kryeqytetit kanë sekuestruar pistoleta tip Glock, 11 gëzhoja, 10 mijë Euro, 3 makina dhe telefona celular

Login to post comments