Si viktima ashtu edhe dy të plagosur nga përplasja me armë mbrëmjen e shkuar në zonën e ish-Bllokut, janë me precedentë të mëparshëm penal. Gazetari Trashgim Sokolaj, bëri me dije në studion e Ora News, krimet ku janë përfshirë viktima, Fabiol Gaxha si dhe i plagosuri rëndë, Eljon Hako.
Sokolaj: Ervis Martinaj, 36 vjeç, person me precedentë penalë. Mbahet në një spital privat i rrethuar nga Forcat Speciale të Policisë së Shtetit. Eljon Hako në vitin 2014, është akuzuar për një vrasje në Shkodër dhe në vitin 2015, ndërkohë që kryente dënimin për vrasjen, nga burgu i Lezhës ka urdhëruar vrasjen e një mjeku në Shkodër, krim i mbetur në tentativë.
Personi i tretë është viktima, Fabiol Gaxha, me precedentë penal. Ishte person në kërkim. Mbante dokumente identiteti që nuk i përkisnin atij. Ky person është akuzuar se më datë 27 gusht në rrugën "Tahsim Shehu" në Tiranë ka qëlluar me 4 plumba një person me precedentë në fushën e narkotikëve. Personi është qëlluar nga viktima e natës së mbrëmshme ka arritur të mbijetojë, ndërsa viktima ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.
Komandoja, qitësi më i mirë në Zall Herr, Sokolaj: Kemi edhe palën tjetër në konflikt, shtetasin Ervin Mata, biznesmen, partneri i Elvana Gjatës. Ky person shoqërohej nga Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, oficer i forcave Komando, efekti i Repartit Special të Zall Herrit. Tre herë pjesëmarrës në operacionet paqeruajtëse në Afganistan dhe në Irak, dhe qitësi më i mirë i këtij reparti. Ai është pezulluar nga detyra.
Konflikti nisi 6 ditë më parë - Sokolaj: Ngjarja është pothuajse e zbardhur. Referuar edhe pamjeve të kamerave filmike, partneri i këngëtares Elvana Gjata ndodhej në lokal me këngëtare dhe dy persona të tjerë. Në të njëjtin lokal ndodhej edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hakon. Nuk ka pasur fërkime mes palëve. Rreth orës 21:45, në lokal ka hyrë Fabiol Gaxha, dhe është drejtuar drejt Ervis Martinaj. Në këtë moment, shtetasit Ervin Mata, biznesmen, pra konflikti ka nisur midis këtyre të dyve. Mendohet se ka pasur një komunikim verbal, i cili rreth 6 ditë më përpara ishte përfshirë në një incident që ishte interpretuar më pas si ngacmim ndaj këngëtares. Janë goditur fillimisht me grushte midis të dyve.
Kronologjia e vrasjes së mbrëmshme - Sokolaj: Sipas një versioni paraprak, personi që ka qëlluar fillimisht është Fabiol Gaxha, i cili ka qëlluar një herë, dhe më pas ka qëlluar efektivi Marviol Bilo, i cili ka qëlluar 10 herë. Ka plagosur me një plumb në qafë Ervis Martinaj, ka vrarë viktimën, Fabiol Gaxha dhe ka plagosur me 8 plumba Elion Hako, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Për efektivin e ushtrisë, mendohet se ka përdorur një motor që e ka braktisur në zonën e Botanikut në Tiranë.