Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë ndarë një moment nga Forumi Ekonomik Botëror që po mbahet në Gjenevë të Zvicrës. Ideatori i shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Hashim Thaçi, po e vazhdon komplotin për kufijtë me përkrahësin e tij Edi Ramën.
Lidhur me debatin e fortë për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë Rama nuk është përcaktuar asnjëherë saktë nëse është pro apo kundër. Mirëpo, diplomati suedez, Carl Bildt në një shkrim për Ëashington Post tregonte se krahas Aleksander Vuçiqit edhe Edi Rama e ka pranuar idenë e shkëmbimit të territoreve.
Për këtë çështje, Rama u pyet nëse ka folur me presidentin Thaçi dhe me Aleksandër Vuçiqin, ai është shprehur se ka folur me shumë figura politike që janë pjesë vendimmarrëse për këtë çështje, por pa specifikuar se çfarë është vënë në qendër të bisedës.
Sidoqoftë, Thaçi ka përshkruar mëngjesin e sotëm në Gjenevë pothuajse në mënyrë të ngjashme me përshkrimin që bëri Liqenit të Ujmanit gjatë vizitës së tij ditën e shtunë.
“Mëngjes i bukur në Gjenevë, duke shijuar kafet dhe rrezet e diellit bashkë me Edin. Në Forumin Ekonomik Botëror ku po marrim pjesë, me liderë të rajonit dhe ekspertë botërorë të ekonomisë, do të diskutojmë për zhvillimin rajonal dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Thaçi, transmeton Gazeta Express.