Xhisiela Maloku ka reaguar pas shpërthimit me tritol që ka ndodhur pranë banesës së saj mbrëmjen e djeshme. Sipas saj familja është tronditur nga kjo ngjarje dhe sipas saj kjo është kryer nga ana e partisë Demokratike.
Ajo thotë se është e kërcënuar nga ana e opozitës, ndërsa tregon se kanë qenë familjarët e Rexhepit ata që i kanë ardhur në ndihmë. Mesa duket Rama me qentë e tij besnikë e kanë kërcënuar vajzën dhe e kanë bërë të fajësojë Partinë demokratike për të shpëtuar kokën e tyre.
‘’Vendosja e tritolit është bërë nga PD-ja dhe nga opozita, nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Unë të parin kam telefonuar Ramzan Rrajën, kushëririn e Rexhepit. Unë mendoj se e ka bërë opozita dhe të vërtetën e di vetëm unë, ata dolën bllof”, është shprehur Xhisiela Maloku.