Avokati i njohur Genc Gjokutaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tregoi pikëpyetjet mbi përplasjen me armë në ish-Bllok, ndërsa shtoi se atë natë nuk kishte polici në rrugët e Tiranës.
Gjokutaj: Lajmi i parë, policia ka rrethuar zonën ku ndodhi krimi! Pse ai do rri aty poshtë?! Atë natë Tirana ka qenë xham. Asnjë polic në rrugë. Unë po të them gjëra që nuk dihen. Thuhet që janë gjetur 20 mijë euro dhe 3 pistoleta. Gjithë shkenca që merret me këtë punë, detyra numër 1 është që autori të mos lërë pistoletën në vendngjarje. E nxorën krim pasioni dhe ta mbajë Tirana. U gjetën 3 pistoleta, por rrugës u "qethën"! Është abuzuar me emrin e asaj vajzës. (Elvana Gjata). Fatkeqësi është mungesa e kamerave, pasi në këto lokale nuk vëzhgohet.